Takimi në Presidencë/ Dashamir Shehi: Meta ftesë për PD-PS për datën e re të zgjedhjeve - Bota Sot
Takimi në Presidencë/ Dashamir Shehi: Meta ftesë për PD-PS për datën e re të zgjedhjeve

Shqipëria

Takimi në Presidencë/ Dashamir Shehi: Meta ftesë për PD-PS për datën e re të zgjedhjeve

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:54
Dashamir Sheh

Presidenti Ilir Meta do u dërgojë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ftesë për të diskutuar mbi datën e re të zgjedhjeve lokale. Kjo u bë e ditur nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, pas përfundimit të takimit në Presidencë për të njëjtën çështje.

Duke folur në emër të Grupimit të Qendrës së Djathtë, Shehi e konsideroi takimin një hap të vogël në drejtimin e duhur, por mohoi që në tryezë të jetë shpalosur ndonjë propozim konkret.

“Sot  gjykojmë se është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Ne gjykojmë se data e zgjedhjeve nuk mund të jetë një dëshirë, por do të dalë nga marrëveshja politike. Nëse data e zgjedhjeve është thjesht një shtyrje për të fituar kohë, kjo nuk i shërben opozitës”, tha Shehi.

Shehi tha gjithashtu se “nëse pjesa tjetër (mazhoranca) nuk ka luajtur mendsh dhe të vazhdojë me 30 qershorin, atëherë të gjitha këto diskutime janë kot.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...