100 milionë lekë për familjet e ushtarakëve të rënë, Zarife Hasanaj e Klodian Tanushi - Bota Sot
100 milionë lekë për familjet e ushtarakëve të rënë, Zarife Hasanaj e Klodian Tanushi

Shqipëria

100 milionë lekë për familjet e ushtarakëve të rënë, Zarife Hasanaj e Klodian Tanushi

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:08
Zarife Hasanajn dhe Klodian Tanushin

Përmes një VKM-je, qeveria shqiptare ka vendosur që të japë 100 milionë lekë të vjetra për familjet e dy ushtarakëve shqiptarë që ranë në krye të detyrës në Letoni.

Fjala është për Zarife Hasanajn dhe Klodian Tanushin, dy ushtarakët që humbën jetën si pasojë e një shpërthimit gjatë punës së tyre në bazën ushtarake të NATO-së, ku kryhej demontimi i armëve dhe municioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Më poshtë, vendimi i plotë i qeverisë për t’i dhënë familjarëve të të rënëve 50 milionë lekë secili.

VENDIM

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES, PËR KOMPENSIMIN E VEÇANTË TË FAMILJEVE TË USHTARAKËVE TË RËNË NË KRYE TË DETYRËS, GJATË PËRMBUSHJES SË MISIONIT USHTARAK, JASHTË VENDIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...