Kandidati Lulzim Alushaj merr mbëshetjen e fortë nga Parlamenti Italian

Shqipëria

Kandidati Lulzim Alushaj merr mbëshetjen e fortë nga Parlamenti Italian

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:45
Lulzim Alushaj

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, ka hyrë në fazën finale. Deri tani në sirtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kandidaturat e 4 personave, ku mes tyre spikat ajo e avokatit të njohur Lulzim Alushaj.Ai ka një CV të shkëlqyer dhe është një nga pretendentët kryesor për këtë pozicion të rëndësishëm.  Alushaj rezulton i vetmi të ketë mbaruar doktoraturën në një vend të Bashkimit Europian, në radhët e sistemit të drejtësisë dhe ky është një avantazh në garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Por përveç shkollimit, Lulzim Alushaj gëzon mbështetje të fortë edhe nga faktori ndërkombëtar. Gazeta Shqip ka siguruar një letër referencë nga Presidentja e Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin Italian, Znj. Francesca Businarolo.

Deputetja në fjalë, që është një nga zërat më të rëndësishëm politikës italian, i ka dërguar një letër vlerësimi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të integritetin e figurës së kandidatit, Lulzim Alushaj.

Znj. Businarolo tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka patur përgjatë disa viteve me Avokatin Lulzim Alushaj.

“Kemi patur mundësi të bashëpunojmë në përgatitjen e disa interpelancave parlamentare dhe kemi patur mundësi të krahasojmë legjislacionet e vendeve tona për sa i përket cështjeve juridike, jurisprudenciale, doktrinore, me kujdes të veçantë në konfliktet mbi kontratat që lidhen me tenderime ndërkombëtare.” – thuhet në letrën e deputetes italiane.

Zyrtarja e lartë italiane e mbyll letrën e dërguar në KLP në 25 prill 2019, me mbështetjen për Avokatin Alushaj.

“Kam ndjekur me kënaqësi të vecantë njohjen e tij të thelluar jo vetëm mbi sistemin shqiptar por edhe të sistemit italian cilësi që e bën atë një Jurist me vlera të larta.” – përfundon letra e znj. Businarolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat