“Dekreti i Metës është në fuqi”, Bylykbashi: Anëtarët e KQZ-së janë për burg…

Shqipëria

“Dekreti i Metës është në fuqi”, Bylykbashi: Anëtarët e KQZ-së janë për burg…

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:36
Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi është shprehur se anëtarët e KQZ janë për burg, pasi ata nuk mundtë shfuqizojnë vendimin e presidentit Ilir Meta.

Bylykbashi tha se dekreti i Metës është në fuqi, ndërsa Rama sipas tij, do të përpiqet që të gjejë një gjykatë ku të shfuqizojë dekretin.

“Sa kohë ka një dekret që është në fuqi sot, i cili shqyrtohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese Edi Rama do tentojë të kapë një gjykatë se ku do ta ankojë. Tipiken ka bërë 2001-shin Partia Socialiste. Kërkonte gjykatën për të rrëzuar një vendim apo një tjetër. Bën pazarin me gjykatën që i jep çmimin më të lirë për vendimin që i thotë “ne shfuqizojmë dekretin e Presidentin”, shqip është pazar. Dekreti i Presidentit sot është në fuqi. Edhe këshilltari i Presidenti tha këtë gjë. KQZ-ja nuk mund të shfuqizojë dot dekretin e presidentit. Ata janë për burg. Unë e di që aty ka anëtarë që o me telefonatë largohen dhe ikin braktisin detyrën dhe janë për burg siç është rasti i zotit Biba ose ka anëtarë të cilët kanë patur edhe kurajën profesionale t’i thonë Kushtetutës që edhe Kushtetuta ndryshon me akt normativ. E kuptoni çfarë ka në KQZ”,-tha Bylykbashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat