Marku: Rama kërkon të çojë vendin në luftë, që të fshijë krimet e tij - Bota Sot
Marku: Rama kërkon të çojë vendin në luftë, që të fshijë krimet e tij

Shqipëria

Marku: Rama kërkon të çojë vendin në luftë, që të fshijë krimet e tij

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 22:28
Pedagogu Mark Marku

Pedagogu Mark Marku ka bërë një paralajmërim të frikshëm mbrëmjen e sotme gjatë emisionit ‘Opinion’.

Duke folur në emision, Marku u shpreh se Rama kërkon të fshijë provat e krimeve të tij, duke bërë diçka më të madhe: të çojë popullin në luftë, në konflikt civil.

‘Rama kërkon të çojë vendin në luftë që të shkatërrojë të gjitha provat për krimet e tij.

E them me bindjen e plotë.

Sepse kur zhytesh kaq shumë në krim e korrupsion, do të kërkosh diçka më të madhe që ti fshish. Dhe lufta, konflikti civil është diçka shumë më e rëndë.

Jam i bindur që Edi Rama kërkon të çojë vendin në luftë dhe në përplasje civile pasi kjo gjë është më e rëndë se sa krimi dhe korrupsioni tij.

Në këtë mënyrë ai fshinë të gjitha provat dhe krimet që ka bërë në 6 vite në regjimin e tij’, u shpreh Mark Marku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...