"Tranzit", edhe 2 të arrestuar të tjerë për trafikimin e klandestinëve

Shqipëria

"Tranzit", edhe 2 të arrestuar të tjerë për trafikimin e klandestinëve

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 08:31
Ilustrim

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal  në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit policor të koduar "Tranzit", janë kapur dhe ndaluar shtetasit M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim.

Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit, një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat