Konfirmohet në detyrë kandidatja për SPAK

Shqipëria

Konfirmohet në detyrë kandidatja për SPAK

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:22
Enkelejda Millonai

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai. Kjo e fundit është edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ndërsa pati një seancë dëgjimore pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe profesionalizmit me 13 qershor, drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit dhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme Enkeleda Millonai, u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pyetjet rreth pushimit të një çështje me akuza për falsifikim ndaj gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.

Millonai e pyetur nga trupa që hetoi çështjen, shpjegoi se kishte kryer hetime të plota duke dhënë detaje të procedurës së ndjekur dhe po ashtu shpjegoi arsyet pse çështja nuk i kishte kaluar për kopetencë një prokurorie tjetër, që sipas relatorit Roland Ilia dukej si “shkelje e Kodit të Procedurës Penale”.

Millonai u hetua nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtare Brunilda Bekteshi dhe relator Roland Ilia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat