Meta: Kush nuk njeh dekretin provokon stabilitetin e vendit

Shqipëria

Meta: Kush nuk njeh dekretin provokon stabilitetin e vendit

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:13

Presidenti i vendit, Ilir Meta në një prononcim për mediat komentoi rezolutën e Parlamentit të votuar me 100 vota kundër dekretit të tij, por tha se ai ishte në fuqi dhe se të gjithë ata që duan ta bëjnë të pavlefshëm janë duke ecur në rrugën e paligjshmërisë.

Meta shkoi më tej dhe tha se ata që nuk e zbatojnë dekretin, po i bëjnë dëm Shqipërisë.

“Dekreti është në fuqi, mbajmë shënim për çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti s’ndalon njeri që të çmendet. Përkundrazi të izolojmë të çmendurit, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm. Kush do paligjshmëri është në rrugën e tij ta zgjedhë. Kush ecën në rrugën e paligjshmërisë do provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik ne vend”,- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat