Meta: Presidenti i përket Republikës, Republika u përket qytetarëve

Shqipëria

Meta: Presidenti i përket Republikës, Republika u përket qytetarëve

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:40
Ilir Meta

“Presidenti është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”. Kjo është përgjigja e fortë që kreu i shtetit, Ilir Meta, i ka kthyer sot kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës parlamentare, një ditë pas miratimit në Kuvend të një Rezolute kundër vendimit të tij për të anuluar zgjedhje tvendore të 30 qershorit.

I pyetur nga gazetarët sot gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut, Meta tha: “Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.”

I pyetur nëse do ta ulë në tryezë, kryeministrin Rama dhekreun e opozitës, Bashën, Meta u përgjigj: “Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me të gjithë, po mbahen shënim me shumë kujdes e të gjithë institucioneve që po shkelin ligjin.”

Po ashtu, i pyetur nëse Kolegji vendos për rrëzimin e dekretit të tij, a do ta pranonte vendimin, kreu i shtetit tha: “Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që ti ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat