Raporti paraprak/ OSBE ngre shqetësimin: ‘S’ka kuadër ligjor për zgjedhje me një kandidat’

Shqipëria

Raporti paraprak/ OSBE ngre shqetësimin: ‘S’ka kuadër ligjor për zgjedhje me një kandidat’

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:37
Ilustrim

Sipas raportit paraprak të publikuar sot nga OSBE, lidhur mbi situatën politike në të cilën ndodhet vendi si dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 30 Qershorit, në një aneks të këtij raporti, OSBE ngre shqetësimin se s’ka kuadër ligjor për zgjedhje me një kandidat, pa kundërshtarë

“Disa dispozita të Kodit Zgjedhor mbeten të hapura ndaj interpretimeve të ndryshme dhe kanë qenë objekt ankesash në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës (Kolegji Zgjedhor), si për shembull sa i përket çështjes së legjitimitetit për të apeluar vendimet e KQZ-së dhe  procedurat për tërheqjen e kandidatëve. Nuk ekzistojnë dispozita specifike për zhvillimin e zgjedhjeve  pa kundërshtarë.”, thuhet në një pjesë të raportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat