Grabitja në Rinas, arrestohet i 7-ti, sekuestrohet dhe sasi e konsiderueshme monetare

Shqipëria

Grabitja në Rinas, arrestohet i 7-ti, sekuestrohet dhe sasi e konsiderueshme monetare

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:14
Grabitja në Rinas

Një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor për grabitjen e 9 prillit të milionave euro në aeroportin e Rinasit është arrestuar. Policia e Shtetit informoi sot (15 qershor) se gjithashtu janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, por pa dhënë saktë vlerën e sekuestruar.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera,  informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar  të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit: Hasan Kanaçi, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 

Gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi informoi se Kanaci ka qenë punonjës i cargos dhe kishte përdetyrë të shoqëronte mallrat.  

 "Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë"informon me tej policia e shtetit.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim" " Grupi i  strukturuar kriminal" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta"  ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit  “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë"

Deri tani 7 te arrestuar - Shkoi ne 7 numri i të arrestuarve për grabitjen e thasëve me miliona euro në aeroportin e Rinasit, Tiranë, që ndodhi më 9 prill 2019. 

Të arrestuar janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela. Ata po hetohen në gjëndje arresti. Sot u arrestua dhe H. K

Në këtë grabitje nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikon dhe që sipas policisë ishte kapoja i grupit. Ndërkohë, për 6 të arrestuarit dhe të kërkuarin Klement Çala, Krimet kanë nisur një hetim pasuror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat