“Të ndahemi nga Shqipëria”, reagon Rama: Qasje e çuditshme

Shqipëria

“Të ndahemi nga Shqipëria”, reagon Rama: Qasje e çuditshme

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:04
Edi Rama

Një ditë më parë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Penderovksi, në një letër drejtuar Këshillit Europian kërkonte që vendi i tij të “ndahet” nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave. Ndërsa mesditën e sotme ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama.

Kryeministri Rama këtë kërkesë të Presidentit të vendit fqinj e konsideron si të çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të vendit fqinj.

Shefi i qeverisë shqiptare shton se kjo kërkesë e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk duket as e drejtë dhe as praktike.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat