Media ndërkombëtare: Basha nën akuzë për lobim në SHBA me para të marra nga rusët

Shqipëria

Media ndërkombëtare: Basha nën akuzë për lobim në SHBA me para të marra nga rusët

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:05
Lulzim Basha

Lideri i opozitës së qedrës së djathtë në Shqipëri, Lulzim Basha është nën akuzë për shkak se dyshohet se nuk ka deklaruar pagesën prej 650 000 dollarësh në favor të një kompanie amerikane, ”Muzin Capitol Partners”, për lobim në administratën amerikane, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

”Basha është thirrur të paraqitet të hënën e ardhshme si i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për t’i komunikuar akuzën.

Rasti daton në pranverën e vitit 2017, përpara zgjedhjeve politike në qershor të atij viti.

Këto janë dy pagesa që Muzin i ka deklaruar pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, nga të cilat 500 000 dollarë nga Partia Demokratike e Bashës (PD) dhe 150 000 dollarë nga Biniatta Trade, një kompani me qendër në Edimburg, në pronësi të disa kompanive të tjera të kontrolluara nga shtetas rusë ose të lidhur në mënyrë indirekte me Rusinë, si dhe me qendër në Belize, parajsa fiskale e Amerikës Qendrore.

Basha ka refuzuar gjithmonë pagesën në favor të Biniatta Trade, apo të çdo lloj financimi apo lidhjeje me Rusinë.

Por, ai ka ofruar shpjegime kontradiktore për shifrën 500 000 euro.

Sipas Bashës, kjo lëvizje vjen në mes të një krize të thellë politike.

Qendra e djathtë ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke kërcënuar se nuk dotë lejojë zhvillimin e tyre”, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

”Partia Demokratike, formacioni kryesor politik i djathtë, e drejtuar Lulzim Basha, ka fshehur, sipas prokurorisë, pagesën në vitin 2017, të 650 000 dollarëve në favor të ‘’Muzin Capitol Partners’’, një kompani amerikane lobimi pranë administratës amerikane. Ky procedim penal vjen në një moment të tensioneve të mëdha politike. Qendra e djathtë ka bojkotuar edhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit”, shkruan agjencia tjetër e njohur italiane e lajmeve, agenzianova.com.

‘’Një datë e anuluar nga presidenti i Republikës, por që maxhoranca nuk e ka marrë në konsideratë’’, thekson ajo.

”Prokurorët në Shqipëri njoftuan ngritjen e akuzave kriminale kundër Lulzim Bashës, kreu i partisë kryesore konservatore në vend, lidhur me më shumë se 600 000 dollarë pagesa që partia e tij ka bërë në 2017 te një lobist amerikan në Uashington”, shkruan media amerikane motherjones.com.

Kjo lëvizje vjen pas një viti e gjysmë pasi Mother Jones kishte njoftuar se një kompani me qendër në Skoci, e lidhur me shtetas misteriozë rusë kishte financuar këtë përpjekje për lobim. Kjo ka vlerë pasi nënkupton se kompani të lidhura me rusët mund të kenë ndihmuar Bashën për lobim në SHBA”, shton ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat