Pikëpyetjet e shpërndarjes së kuvendit, kush janë kompetencat që Kushtetuta i njeh presidentit?

Shqipëria

Pikëpyetjet e shpërndarjes së kuvendit, kush janë kompetencat që Kushtetuta i njeh presidentit?

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:11
Ilir Meta

Me letrën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon t’i saktësojë sa është numri aktual i mandateve të deputetëve në bazë të zonave zgjedhore, duket se Presidenti ka hedhur hapin e parë drejt mundësisë së shpërndarjes së Parlamentit.

Debati është fokusuar tek hapësirat që kushtetuta mund ti jap presidentit dhe nëqoftëse situata politike aktuale e justifikon këtë akt.

Informacion nga KQZ, presidenti  e kërkon në kohë të shpejtë pa specifikuar arsyet pse i duhet. Kushtetuta parashikon në germe, vetëm 2  raste kur presidenti mund  të shpërndaje kuvendin.

Neni 96 i jep të drejtë atij ta ndërmarr këtë akt vetëm kur kuvendi dështon të zgjedh kryeministrin e ri . Një rast tjetër parashikohet në nenin 104, ku theksohet:

“Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit” 

 

Janë këto dy nene që i japin të drejtë presidentit të shpërndaje parlamentin, por në situatën politike ku ndodhet vendi dhe në kushtet kur opozita e dalë nga zgjedhjet e 2017 ka  lënë mandatet, Presidenti për aktin e tij krahas konventave të ndryshme, mund ti referohet nenin 64 pika 1 në të cilin thuhet:

“Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore”

Aktualisht Kuvendi shqiptar ka 123 deputet, ndërsa opozita  e dal me votë,  ka djegur mandatet dhe karriget e tyre janë zënë nga listat plotësuese.  E pikërisht ky mund të jetë momenti që presidenti e cilëson  parlamentin jo përfaqësues për faktin se 17 zona zgjedhore nuk kanë deputet.

Kushtetuta në nenin 70, thotë se deputet përfaqësojnë popullin, e pikërisht kjo është pikëpyetje?  Deri në një vendim  i  gjithë qëndrimi i presidentit mbetet i pa qartë.

Fakt deri në këto momente është se kreu i shtetit e cilëson Kuvendin aktual shqiptarë  jo legjitim, e nuk nguron që këtë ta shpreh publikisht.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat