Shqipëria në garë me fqinjët për turizmin

Shqipëria

Shqipëria në garë me fqinjët për turizmin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:36
Sipas INSTAT, rreth 6 milionë turistë u pritën vetëm vitin e kaluar, më shumë se gjysma e tyre me destinacion bregdetin

Bukuritë natyrore ja kanë dalë ta kthejnë Shqipërinë në një atraksion turistik. Sipas INSTAT, rreth 6 milionë turistë u pritën vetëm vitin e kaluar, më shumë se gjysma e tyre me destinacion bregdetin.

Po teksa pretendimet rriten, lë të ndalemi tek cilësia e ofertës turistike që siguron Shqipëria për ta, krahasuar kjo me atë të fqinjëve. 25 km nga Shkodra, me vije bregdetare prej 14 km, Velipoja përbën një nga plazhet më të mëdha në bregdetin e Shqipërisë.

Pushuesit në këtë fillim sezoni janë kryesisht nga Kosova. Ju pëlqen natyra, por jo kushtet. Megjithatë terhiqen nga kostoja e lirë. Kullat e pakta të vrojtimit janë vendosur në distancë nga bregu i detit. Vrojtues të licencuar nuk ka, por jashtë kameras operatorët që menaxhojnë plazhet thonë se e kryejnë vetë.

Pjesa më e madhe e dusheve nuk janë montuar ende. Asnjë centimetër plazh publik. E pyetur nga Tv Klan për masat e ndërmarra për sezonin turistik, Bashkia e Shkodrës hesht.

Vetëm 5 km nga plazhi i Velipojës fillon plazhi i Ulqinit në Mal të Zi. Në 33 km e vijës bregdetare të Ulqinit, ka plazhe që kanë fituar flamurin e kaltër, dëshmi e cilësisë dhe standartit europian. Le të shohim çfarë kushtesh plotëson vendi ynë fqinj për të qënë konkurrues në të tilla nivele.

-Rregullat e arta janë vendosur në çdo hyrje kryesore. 
-Kullat vendosen të vrojtimit çdo 100 metër. Vrojtuesit janë aty.
-Dushet, kabinat e zhveshjes dhe banjat. 
-Plazhet publike dhe private janë në raportin 70 me 30.

Përgatitjet për sezonin turistik nisin  që në muajin Shkurt.

“Që në nisje të sezonit kemi 1000 turistë në hotel, kryesisht nga Anglia, Kosova dhe Bosnja. Ne i nisim përgatitjet intensive nëSshkurt pasi stafi duhet të trajnohet për të dhënë shërbim të një cilësie të lartë”, thotë Aleksandra Jokovic, menaxhere e një resorti turistik.

Në këtë panoramë mungesash, shpresa është që të paktën të plotësohen kushtet minimale për pushuesit, ndërsa sa për flamurin e kaltër europian, është një betejë e humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat