Shqiptarët vijojnë të ikin pa kthim, rreth 40 mijë emigruan vetëm vitin e kaluar

Shqipëria

Shqiptarët vijojnë të ikin pa kthim, rreth 40 mijë emigruan vetëm vitin e kaluar

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:27
ilustrim

Emigrimi vijon të jetë problem në Shqipëri, por jo vetëm. Fenomeni ka marrë përmasa rajonale.

Arsyet ekonomike janë ato që i detyrojnë të lënë vendin. Po si paraqitet niveli i jetesës në rajon?

Shqiptarët vijojnë të braktisin vendin. 38 mijë e 700 persona sipas Institutit të Statistikave emigruan vetëm vitin e shkuar.

Pjesa dërrmuese vërejnë specialistët i përkasin grupmoshës aktive e janë të kualifikuar në profesionin e tyre.

Arsyet ekonomike kryesisht janë ato që i detyrojnë të largohen.

“Nga një janari i këtij vit një punonjës në Shqipëri për 174 orë pune duhet të paguhet minimalisht 26 mijë lekë të reja.

Dhjetorin e vitit të shkuar qeveria vendosi të rrisë pagën bazë minimale mujore me 2 mijë lekë të reja. Ndërsa paga mesatare bruto sipas Institutit të Statistikave është rreth 51 mijë lekë”, raporton abc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat