Rishfaqet Fatos Nano, kalon mes protestuesve të “Astirit”

Shqipëria

Rishfaqet Fatos Nano, kalon mes protestuesve të “Astirit”

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:02
Fatos Nano

Një episod ndryshe nga herët e tjera ka ndodhur pasditen e sotme në protestën e banorëve të “Astirit” në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, të cilët protestojnë prej gati 8 muajsh për mos prishjen e banesave.

Gjatë kohës që zhvillohej protesta dhe qarkullimi i makinave në këtë aks ishte i bllokuar, aty është shfaqur ish-Kryeministri Fatos Nano me bashkëshorten e tij Xhoana Nano.

Ata udhëtonin me makinë, ku siç duket në foto, ndoshta është nga të paktat herë që ish-Kryeministrin Nano nuk e shikojmë në drejtimin e automjetit. Megjithëse qarkullimi ishte bllokuar për shkak të protestës, banorët e “Astirit” kanë lejuar makinën e çiftin Nano që të kalojë.  Ata ngritën dy gishtat, kurse ish-Kryeministri Nano i përshëndeti me gjestin ‘Ok’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat