“Përgatituni”, meteorologët japin lajmin e papritur: Moti ditët e ardhshme do t’ju çudis - Bota Sot
“Përgatituni”, meteorologët japin lajmin e papritur: Moti ditët e ardhshme do t’ju çudis

Shqipëria

“Përgatituni”, meteorologët japin lajmin e papritur: Moti ditët e ardhshme do t’ju çudis

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Vendi ynë do të ndikohet nga një masë e nxehtë ajrore që vjen nga Afrika.

Megjithatë meteorologët parashikojnë që kjo situatë do të ndryshojë nga rrymat atlantike pak më të freskëta, që gjatë të shtunës do të fillojnë të favorizojnë një rënie të parë, ndonëse të lehtë, të temperaturave.

Sidoqoftë, këto të fundit sipas ekspertëve meteorologë, do të mbeten mbi mesataren me vlera më të larta në jug të kontinentit në rreth 33-35 gradë celsius.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të dielën në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasdites.

Po ashtu edhe gjatë ditës së hënë priten reshje lokale, megjithatë temperaturat do të mbeten të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...