Grave shqiptare iu bë thirrje që tu dalin përpara të gjitha problemet që i kanë rrethuar

Shqipëria

Grave shqiptare iu bë thirrje që tu dalin përpara të gjitha problemet që i kanë rrethuar

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:00
Pjesëmarrëset në Konferencën Ndërkombëtare ‘‘ Vlera e të qenunit të gruas shqiptare në shekullin e XXI” në Tiranë

Nga biseda të cilën e zhvilluam me Kozeta Zavalanin shkrimtaret dhe poeten e mirënjohur të botës shqiptare lidhur me aktivitetin që u zhvillua këto ditë rreth vlerësimit të vlerave të gruas në shekullin e XXI në Tiranë dhe Shkodër dhe krijimi i Aleancës Globale të gruas së suksesi shqiptar në botë. Lidhur me këtë me sukses nga Albania Ekselence Konferenca në këto dy qytetet, në të cilën morën pjesë zonjat me të suksesshme në lëmi të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Italia dhe SHBA-ja u konstatua së zonjat që në botën shqiptare dhe me larg e mbajnë dhe do të shpalosin rrugëtimin e tyre drejt suksesit, me një veprimtari të jashtëzakonshme në profesionet e tyre, duke arritur suksese si në art, kulture, arsim, ushtri, drejtësi, shkencë, gazetari dhe në çdo sferë tjetër të jetës. Gruaja shqiptare me emocion intervistat e realizuara me këto zonja, të publikuara edhe në shtyp e në libra, përkushtimin e tyre eksperiencat personale dhe angazhimin në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Albanin Ekselence, për të vijuar më pas në shpalljen e një tjetër angazhimi. Kozeta në vazhdim na deklaroi së në këtë Konferencë derri në fund të këtij viti, Albanin Ekselence do të shpallë dhe organizojë për here të pare ndarjen e një tjetër çmimi me titull “Zonjat Shqiptare, që bëjnë Shqiptarinë”. Është një angazhim i madh që Flora me shumë dashuri, ua ka ngarkuar miqve e kolegëve gazetarët, që do të përzgjedhin e do të japin gjykimin e drejtë se kush do të jenë ato gra, që do të marrin këtë titull, së bashku edhe me jurinë e publikut dhe një votë nga Albanin Ekselence. Ajo shpalli edhe një tjetër lajm. Duke qenë të gjitha së bashku gratë nga kjo konference do të jenë urë lidhëse e promotorë të progresit shqiptar jo vetëm nëpërmjet krijimit të Aleancës Globale të gruas së suksesit shqiptar, por do të jenë edhe organizatore të zhvillimit të kongresit të parë të shembullit shqiptar që do të mbahet në vitin 2021. Ajo uroi suksese në zhvillimin e kësaj konference, e cila si një ditë e plotë pune, vazhdoi deri në mbrëmje në lokalet e hotelit “Ballkoni Dajt”, duke rrëfyer histori të vërteta të suksesit të zonjave shqiptare kudo ku ato jetojnë e punojnë. Në këtë Konferencë vijuan diskutime në panele të ndryshme ku morën pjesë femra të profileve të ndryshme, në forcimin e figurës së gruas shqiptare, duke filluar nga studiuesja e kritikja e artit si Suzana Varvarica, një zonjë me zemër të madhe shqiptare e cila gjithmonë është në kërkim të mirës, për ti dhënë artit shqiptar, në këtë kohë krizash të krijimit të identitetit dhe krijimit në kundër të vlerave e cila është një përçuese e madhe e traditës shqiptare, nëpërmjet një studimi të jashtëzakonshëm në krijimin e strukturave të mirëfillta të artit tonë. Paneli vijoi me zonjën Manushaqe Shehu, gjeneralë e parë femër e ushtrisë shqiptare, biznesmenin e suksesshme Antoneta Dreko, që tregoi rrugën mes vështirësive në krijimin e Kompanisë Lufra, duke vazhduar me deputete, asamblistë, gazetare, shkencëtare, shkrimtare, piktore, mjeke, regjisore, aktore, pianiste, këngëtare, si Shpresa Gashi e Luiza Mara apo Vera Bekteshi, që në diskutimet e tyre e ka parë jetën nga disa dimensione; nga lartësitë e pushtetit, elitës deri tek bodrumet e internimit, për shkak të burgosjet së të atit.

Aksionet e botës femëror shqiptare janë një çelës në zgjidhjen e krizave që po kalon gruaja në të gjitha dimensionet e jetës sot ...

ngritur dhe ka përfunduar doktoraturën më një fuqi të madhe. Ajo është simbol i kurajës dhe në konference nuk foli shumë për veten, por për letërsinë e librat e saj. Në konferencë u dëgjua edhe zëri i gruas shqiptare nga Lugina e Preshevës, nëpërmjet Ardita Behlulit, e cila pavarësisht rrugëtimit të saj plot me vështirësi e sakrifica jetësore, qoftë nga ligjet diskriminuese të shtetit ku jeton, qoftë edhe nga mentalitete e dikurshme, nuk është ndalur në kërkim të rrugës së suksesit dhe përparimit. Gjithashtu si na tha në vazhdim të bisedës Kozeta Zavalani u shkëmbyen edhe përvojat e zonjave nga rrethe të ndryshme, duke shpalosur sfidat që u dalin përpara gjatë jetës. Moderatorja Suzana Kuka Varvarica prezantoi zonjën Violetë Kongo si një nga gratë me të suksesshme në fushën e gazetarisë dhe të artit. Ajo solli në mjedisin e konferencës, përmes veprave të veta në Pikture, ndjesitë e ngjyrave të hedhura mbi telajo dhe mëndafshin e butë. Ajo ishte e ftuar speciale dhe përmes mendimeve në publik i dha hapësirës së konferencës një vend të veçantë, në përmirësimin e jetës njerëzore, në krah të mjekeve të njohura, si Jera Kruja nga Tirana e Zylfie Gjoni Duraku nga Mali i Zi, Alketa Mezini nga Amerika, Adelona Sulaj nga Italia, e të tjera. Mjaft me interes u ndoq drejtoresha e Fondacionit Ibrahim Kodra Maria Pacolli, e cila u paraqit me një veshje arbëreshe të sjellë nga Luçia Martino, që vinte nga Frascineto e Italisë. Arbëreshja Luçia pasi u ndal në vlerësimin e traditave tona shekullore, u shpërndau grave kulaçin e ëmbël të Pashkëve, duke vijuar me menaxhere dhe administratore të suksesshme në të gjitha fushat e jetës, si brenda ashtu dhe jashtë vendit si sociologia Ava Agolli ardhur nga ShBA, gazetarja Shenida Bilali nga Kroacia, pianistja Aksinja Xhoja nga italia, e të tjera. Shumë emocione ngjalli promovimi i romanit “Unë e përdhunuara” shkruar nga gazetarja kosovare Ramize Murtezi Shala e cila u paraqit nga Feride Rushiti. Thuhet se, guximi thyen heshtjen, dhe këtë guxim pati Vasfije Krasniqi Goodman, e cila rrëfeu për krimet e përdhunimet gjatë luftës dhe pasojat e këtij krimi, mbështetur në rastin e saj personal, duke bërë që ky krim të mos mbetet i heshtur. Fjala e saj emocionoi gjithë gratë pjesëmarrëse në Konferencë dhe hapi debate e diskutime të shumta që vijuan gjatë, duke shkelur minutash e përcaktuar.

Image
Grate e Konferencës një foto nga lokalet e hotelit “Ballkani Dajt” në Tiranë

Krijimin e Aleanca së gruas - suksesi shqiptar që tani e tutje do ti bashkojë gratë, nënat dhe motrat shqiptare

unë na tha Zavolani nuk ngurova të tregoj për romanin që jam duke shkruar në të cilin bëhet mbi rrëfimet e një prostitute, e cila me guxim ka treguar jetën e saj në një konference ndërkombëtare me gratë në ShBA e cila tashmë ka ngritur një qendër rehabilitimi për gratë e dhunuara. Ndaj Kozeta Zavalani e përgëzoi këtë heroinë që ka guxuar të flasë mbi ndodhinë e jetës së saj dhe kujtova vitin 1999, kur mblidhja dëshmi tronditëse për gjyqin e Hagës, mes të dëbuarve me dhunë e të dhunuarve nga Kosova. Në shenjë solidarizimi me Vasfije dhe me mbi njëzetmijë gra, fëmijë dhe burra të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë, u nënshkrua peticioni në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale të Luftës së Kosovës në vitin 1999!!! Andaj isha e lumtur që takova dhe shkëmbyem eksperiencat dhe përvojën me gra të suksesshme, drejtuese, sipërmarrësve, shkencëtare, mjeke, akademike, ushtarake, avokate, artiste, gazetare të vjetra e të reja, në nisje të karrierës së tyre, me shpirt krijues në zhvillimin e ideve të tyre dhe që kërkojnë të jenë pjesë aktive e ndryshimit.

Image
Gratë pjesëmarrëse të Konferencës të fotografuara para Bashkisë së Shkodrës, me mikpritësen Voltana Ademi, kryetare e Bashkësisë

Gratë mund të jenë profesioniste të zonja por edhe liderë të vlerave, në të njëjtën kohë. Personalisht pata rastin të lexoj para grave dy dokument shumë të rëndësishme, që u nënshkruan në këtë konference. Peticionin “Gratë në mbështetje të viktimave seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe peticionin mbi krijimin e “Aleanca e Grúas së suksesit shqiptar në botë“ Ditën e fundit pjesëmarrëset në Konferencën Ndërkombëtare "Vlera e te qenit grua ne shek. XXI", e mbyllën shumë bukur me mikpritjen e kryetares të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin , e cila ishte e para që nënshkroi peticionin mbi krijimin e Aleanca e Grúas së suksesit shqiptar në botë“, tekstin e së cilës po e vendoj më pushtë. Aleanca e Gruas së Suksesit Shqiptar në Botë Gra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Zvicra, SHBA, e Italia, të mbledhura në Konferencën Ndërkombëtare “Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI”, ku u vendosë të krijojnë në Tiranë, me propozim të Albanin Ekselencë, krijimin e Aleanca e Gruas së Suksesit Shqiptar, një organizëm që me vullnet të lirë do të bashkojë ane kënd gratë, zonjat, nënat, motrat shqiptare, që kanë arritur sukses në karrierën e tyre profesionale si dhe në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Aleanca Globale e gruas së suksesit shqiptar në botë me qendër në Tiranë, do të jetë një organizim vullnetar individual, nën mbi këqyrjen e Albanin Ekselencë e cila do të drejtojë duke u bazuar në mendimet, idetë e kërkesat e të gjitha zonjave pjesëmarrëse. Aleanca do të shërbejë gjithashtu si bërthamë për organizimin e Kongresit të Parë të shembullit Shqiptar që do të mbahet në vjeshtën e Vitit 2021, nga Albanin Ekselencë në bashkëpunim me Organizma të larta ndërqeveritare nga të gjitha vendet si dhe me shoqata pjesëmarrëse. Kjo aleancë është fryt i refleksioneve, punës, takimeve, bisedave, e shumëllojshmërisë së ideve, që u prezantuam edhe në këtë konferencë, duke ftuar të gjitha zonjat shqiptare, të jenë së bashku në të gjitha problemet që ju dalin përpara, përmes dialogut, kërkesave të tyre në grup, deklaratave të përbashkëta për çështje të caktuara që duhen zgjidhur me dialog dhe me konsensus në bllok nga një numër i madh pjesëmarrëse.

“Zonjat Shqiptare, burim i rrjetit të sukseseve në botën shqiptare dhe ma larg

Duke qenë së bashku , në një rrjet botëror të grave të suksesit shqiptar me një eksperiencë të jashtëzakonshme e të gjithanshme ne grat shqiptare na tha Kozeta, ne shqiptaret mund t’i bëjmë ballë edhe udhëkryqit në të cilën ndodhet jo pak herë, lëvizja e grave, e cila nga njëra anë, synon të mbrojë çdo gjë të arritur dhe nga ana tjetër ndodhet nën trysninë e jashtëzakonshme të globalizimit. Kështu do të jemi së bashku, sepse, është e sigurte se aksioni femëror do të jetë një çelës i sigurte në të gjithë zgjidhjen e krizave që kalon gruaja në të gjitha dimensionet e jetës sot. Andaj kjo aleance e re merr përsipër të ndërtojë rrjetin e grave të suksesit shqiptar, që do të thotë të regjistrimit të grave të suksesit, të punës, vendit ku jetojnë dhe të arritjeve të tyre.

Image
Kozeta Zavalani me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Valtana Ademin dhe Flora Nikollen duke nënshkrua “Peticionin në mbështetjen e viktimave seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Krijimi i këtij rrjeti ka rëndësi të madhe në evidentimin e vlerave të mëdha që kemi si shqiptare në të gjithë rruzullin ku jetojmë dhe kontribuojmë. Sepse atë që nuk e bëjnë qeveritë, tashmë duhet ta bëjmë ne. Le të jemi Aleanca Globalë e grave të suksesit shqiptar për të qenë së bashku në kërkesa, ide, mendime, dëshira, përpjekje, mundësi më të mira për qenësinë e forcës tonë femërore, duke dhënë mendimin dhe veton tonë për çdo problem që mund të hasim jo vetëm në jetën tonë si zonja, nëna e motra, por edhe në probleme të mëdha që serir sot në të gjitha aspektet, bota e madhe të globalizimit. Gratë shqiptare së bashku, mund të drejtojnë u një luftë të organizuar kundër formave të diskriminimit, të gjitha formave të dhunës, qoftë dhunë seksuale, abuzimi fizik. Aleanca e grave shqiptare tani e tutje do të punojë për eliminimin e stereotipave që izolojnë gratë në shtëpi dhe njohjen e punës shtëpiake. Luftë gjithashtu për edukimin, shëndetin, punën, sepse gruaja duke pas shtrirjen e plotë të drejtave të njeriut, mund të realizojë barazinë dhe të riafirmojë bindjen e saj të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat