“Krasta”, sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit, mes tyre Florenc Çapja

Shqipëria

“Krasta”, sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit, mes tyre Florenc Çapja

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:50
Florenc Capja

Ditën e sotme pritet të jepet masa e siguristë për të arrestuarit e operacionit të koduar “Krasta”,  të FNSH dhe RENEA, mëngjesin e 14 qershorit në qytetin e Elbasanit.

Ky operacion çoi në arrestimin e disa personave mes tyre dhe Florenc Capja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

Çapja është arrestuar pasi akuzohet se është autori i vrasjes së mbetur në tentativë në 2006, të shtetasit Fadil Meme.

Gjithashtu ndër të arrestuait ishin edhe  punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, rreth 7 persona, nën akzuën se i kishin dhën liçencë kabllore të arretuarve.

Të arestuarit punonjës të AMA: 

1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7. Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë

Arrestimet në kuadër të operacionit do të shqyrtohen nga gjyqtari Idush Maliqi, ndërsa çështja e arrestimit të punonjësve të AMA-s do të shqyrtohet nga gjyqtarja Matilda Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat