Grup kriminal për trafikun e emigrantëve drejt Evropës, lihet në burg turku dhe pesë të tjerë - Bota Sot
Grup kriminal për trafikun e emigrantëve drejt Evropës, lihet në burg turku dhe pesë të tjerë

Shqipëria

Grup kriminal për trafikun e emigrantëve drejt Evropës, lihet në burg turku dhe pesë të tjerë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:31
Foto

Gjashtë nga tetë personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tranziti” kanë mbetur prapa qelive të paraburgimit.Gjykata e Elbasanit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë vetëm për dy prej tyre, nga arrest me burg në detyrim paraqitje përkatësisht për shtetasit Argjil Zeneli dhe Marko Kalaja.

Ndërkohë, në burg mbeten Enes Myrta, Fjorildo Satka, Mirek Kote, Daniel Qemali, Reinaldi Hoxha dhe shtetasi turk Ulas Çokyigit.

Zbulimi i grupit, turku ishte koka 

Tetë persona, mes tyre një shtetas turk, i cili kryesonte grupin, janë arrestuar pasi kontrabandonin klandestinë. Turku prej 6 muajsh jetonte në Tiranë dhe kishte arritur të krijonte lidhjet për të kaluar refugjatët transit në Shqipëri për në Europë, kryesisht Itali dhe Gjermani.

Grupi vepronte në kufirin e gjelbër Greqi-Shqipëri dhe Shqipëri-Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin kryesisht nga Siria dhe Iraku. Për kalimin e klandestinëve drejt vendeve të BE-së, grupi merrte shuma nga 2000 deri në 4000 euro. Pasi hynin në Shqipëri nga Greqia përmes kufirit të gjelbër, fillimisht klandestinët strehoheshin në Tiranë deri sa më pas i dërgonin drejt Malit të Zi.

Në përfundim të operacionit “Transit”, Policia vuri në pranga tetë persona, mes të cilëve pesë nga Tirana, një nga Devolli dhe një nga Tepelena, përveç shtetasit turk. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

“Këta persona, në bashkëpunim me njëritjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve te huaj nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi. Sipas informacioneve, klandestinët paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celularë, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal”, bëhet e ditur nga Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...