Rama nga Pusteci: Shqipëria në një moment historik, pret hapjen e negociatave me BE-në

Shqipëria

Rama nga Pusteci: Shqipëria në një moment historik, pret hapjen e negociatave me BE-në

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:37
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon me turin e fushatës elektorale. Aktualisht Rama ndodhet në Pustec.

Rama u tha qytetarëve se do bëjmë çmos për t’iu mbështetur dhe se është i vetëdijshëm për problematikat e zonës.

“Pusteci ka qytetarë që respektojnë ligjin. Kandidati është i dalë nga komuniteti juaj. Kjo është zgjidhja më e mirë. Në Pustec po mbështesim kandidatin tuaj. Shqipëria është në një moment historik. Shqipëria pret hapjet e negociatave në Bashkimin Europian. Do bëjmë kthesë ekonomike dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm kur të drejtojmë ne, ashtu siç e kemi bërë në të gjitha bashkitë që drejtojmë ne”- tha Rama.

Kryeministri u ndal të fliste pak edhe për minoritetin e Maqedonisë së Veriut.

“Kur bëhet fjalë për minoritetet nuk bëhet fjalë për numrin. Maqedonia e Veriut është është fqinji mik për Shqipërinë. Dy vendet tona respektojnë njëri-tjetrin- tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat