Alarmi i mjekëve! Të rinjtë shqiptarë po preken nga sëmundjet seksuale - Bota Sot
Alarmi i mjekëve! Të rinjtë shqiptarë po preken nga sëmundjet seksuale

Shqipëria

Alarmi i mjekëve! Të rinjtë shqiptarë po preken nga sëmundjet seksuale

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:36
Pëllumb Pipero

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po kthehen në një shqetësim mbarëbotëror. Sipas OBSH 1 mln persona përgjatë 24 orëve preken nga këto sëmundje. Shqipëria fatkeqësisht nuk ka shifra të sakta, por mjekët infeksionistë japin alarmin se sëmundjet seksualisht të transmetueshme hasen dhe në mosha të vogla madje dhe tek 12-vjeçarë.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionit: Nuk është çudi që pas kësaj moshe ta hasim në vijimësi deri tek 70-vjeçarët. E them me keqardhje sepse edhe në Shqipëri kemi shumë vajza, apo djem hyjnë në marrëdhënie seksuale para moshës 13 apo 14 vjeç.

Lista e këtyre sëmundjeve është e gjatë, e po ashtu edhe faktorët janë disa.

“Kemi marrëdhënie të pambrojtura, marrëdhënie rastësore,etj. Dhe nuk kemi kulturën që të shkojmë te mjeku kur kryejmë një marrëdhënie risku.”

Psikologet shohin me shqetësim përfshirjen e të miturve në marrëdhënie seksuale të hershme, ndërsa fajësojnë të rriturit edhe për faktin e mos trajtimit në kohë të problemit.

Enetela Binjaku, psikologe: Hezitimi për të shkuar tek mjeku është një model, të miturit imitojnë të rriturit. Nga ana tjetër kjo tregon se brezat nuk komunikojnë si duhet, do të thotë se ai nuk ka patur me kë ta ndajë shqetësimin që ka ndjerë me trupin e tij.

Vitet e fundit është rikthyer edhe sifilizi që sipas mjekëve konsiderohej një sëmundje e harruar. Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 100 persona të prekur prej tij, ndërsa HIV Aids-i një tjetër sëmundje e transmetueshme seksualisht numëron me shume se 1200 të prekur që prej shfaqjes së rastit të parë në vitin 1992.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...