Kërkohet "arrest me burg" për ish-deputetin e PD-së

Shqipëria

Kërkohet "arrest me burg" për ish-deputetin e PD-së

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:39
Aurel Bylykbashi

Prokurori Ritvan Sukaj kërkon arrest me burg për ish-deputetin e Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi.

Arrest me burg është kërkuar dhe për dy kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.

Ndërkohë për Elind Gurrën dhe Leonard Ozunin ka kërkuar detyrim paraqitje.

Pritet vendimi i gjykatësit Taulant Tafa.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat