Protestat kundër Ramës në Librazhd/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Shqipëria

Protestat kundër Ramës në Librazhd/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:01
Foto

Ka përfunduar seanca gjyqësore e të arrestuarve pas protestës së organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit kundër kryeministrit Rama, teksa ky i fundit do të zhvillonte edhe një takim elektoral në këtë qytet.

Gjykata është mbledhur për të dhënë masën e sigurisë ndaj ish-deputetit të PD Aurel Bylykbashi, kryetarit të PD Librazhd Bujar Vreto, kryetari i PD Prrenjas Arjan Karriqi dhe 4 persona të tjerë në strukturat e PD.

Te pranishëm ishin edhe ish-deputetët Edmond Spaho, Luciano Boci, Endri Hasa.

Kujtojmë se ata u arrestuan të enjten me akuzat pjesëmarrje dhe organizim tubimesh të paligjshme, pengim i qarkullimit, pengim i subjekteve zgjedhore.

Ata goditën me mjete të forta dhe lëndë plasëse piroteknike eskortën e kryeministrit teksa mbërrinte në një takim elektoral në Librazhd.

Në fund Gjykata e Elbasanit la në “arrest me burg” kryetarin e PD Librazhd Bujar Vreto dhe kryetarin e PD Prrenjas Arjan Karriqi.

Ndërsa dha masën “detyrim paraqitje” për Aurel Bylykbashin dhe dy sekretarët e sipër përmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat