Spaho: Kush burgoset për shkak të protestave, do marrë statusin e të burgosurit politik - Bota Sot
Spaho: Kush burgoset për shkak të protestave, do marrë statusin e të burgosurit politik

Shqipëria

Spaho: Kush burgoset për shkak të protestave, do marrë statusin e të burgosurit politik

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:50
Edmond Spaho

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, paralajmëroi sot se të gjithë qytetarët e arrestuar për shkak të protestave të opozitës me urdhër politik të Edi Ramës do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha privilegjet që parashikon ligji.

Duke folur jashtë gjykatës në Elbasan ku ndoqi seancën gjyqësore për ish-deputetin demokrat Bylykbashi dhe funksionarë të tjerë të kësaj partie të arrestuar për bllokimin e rrugës ekskortës së Ramës, Spaho foli për një gjyq farsë që synim të tij ka trembjen e opozitës.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ish-deputeti tjetër i Elbasanit, Luçiano Boçi.

Edmond Spaho: Asistuam në seancën e radhës, në përpjekjet e radhës për të trembur PD dhe opozitën e bashkuar në rrugën që kemi ndërmarrë për ta shporrur Edi Ramën dhe klanin e tij nga qeveria, pushteti, nga Shqipëria. Gjyq farsë i zhvilluar sipas urdhrave dhe porosive nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trembin opozitën. Përkundrazi nesër do të na ketë edhe më shumë në gjithë Shqipërinë kudo që shkon Edi Rama për ta kundërshtuar dhe për ta detyruar që të japë dorëheqjen.Të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestave të opozitës dhe me urdhër politik nga Edi Rama do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen dhe privilegjet që u siguron ligji për të burgosurit politik.

Luçiano Boçi: Duhet të ishte kryeministri, ai po bën krim zgjedhor, është kapur në krim zgjedhor bashkë me Dakon e tij, gjiknurët. Më vjen keq që sot në Shqipëri nuk aplikohet kodi i procedurës penale, por neni 55 i diktaturës,. Rama mendon se po zbeh qëndresën tonë, por të jetë i bindur se nuk i ndahemi këmba-këmbës deri në shkuljen e tij nga karrigia e pushtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...