Basha paralajmëron gjykatësit dhe prokurorët e Elbasanit: Rama po nxit vëllavrasjen - Bota Sot
Basha paralajmëron gjykatësit dhe prokurorët e Elbasanit: Rama po nxit vëllavrasjen

Shqipëria

Basha paralajmëron gjykatësit dhe prokurorët e Elbasanit: Rama po nxit vëllavrasjen

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:19
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu pas vendimit të gjykatës së Elbasanit ndaj funksionarëve të PD-së paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes se do të mbajnë përgjegjësi ligjore para drejtësisë së vërtetë.

Basha tha se ata do ta shoqërojnë kryeministrin Rama para drejtësisë.

Lulzim Basha: Opozita nuk frikësohet, nuk trembet, nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në cdo cep të Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe të gjithë kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë. Dua tu drejtohem të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit.E dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia.Edi Rama mund tu ketë premtuar se do t'ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, do të kaloni vettingun. Unë ju premtoj se shpesh do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.

Basha tha se Rama po nxit vëllavrasjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...