Veliaj: PD, financime ruse. Ne jemi për punë ata të vilat e gjirit të Lalzit për pazarin e radhës - Bota Sot
Veliaj: PD, financime ruse. Ne jemi për punë ata të vilat e gjirit të Lalzit për pazarin e radhës

Shqipëria

Veliaj: PD, financime ruse. Ne jemi për punë ata të vilat e gjirit të Lalzit për pazarin e radhës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:45
Erion Veliaj

Cilësi shërbimesh njësoj si në qendër të Tiranës edhe në periferi për të gjitha grup moshat. Ky ishte angazhimi Erion Veliajt nga fushata e tij elektorale në Vaqarr.

“Do mbahemi mend si njerëz që bëmë vetëm llogari të vogla të momentit, ky i majtë, ky i djathtë, ky ma jep ky s’ma jep apo si njerëz që do thonë se sa e kishte në dorë Partia Socialiste këtë vend, këtë shtet dhe këtë qytet, mendoi edhe për brezin e shqiptarëve që do vinë edhe për 30 vjet”-tha Veliaj.

Duke u ndalur në aktualitetin politik, Erion Veliaj shpjegoi dallimin mes PS dhe kundërshtarëve të saj politik.

“Teksa ne jemi mbledh këtu, për të fol për kopshtet, për të fol për çerdhet, për të fol për shkollën. Edhe ata janë mbledh. Ata janë të gjithë tek gjiri i Lalzit, të gjithë tek vilat e tyre dhe janë mbledh për të diskutuar si do të kthehemi të hënën në Tiranë dhe çfarë poshtërsish do ti bëjmë Shqipërisë. Do fitojë ky takimi jonë këtu që bën planë se çfarë punësh do bëjë për 30 vitet e ardhshme, apo do fitojë takimi që po ndodh tani tek gjiri i Lalzit, ku po bëjnë plane se çfarë pazaresh do kapin për 30 vitet që ikën. Duhet të fitojë kjo skuadra këtu sepse ekipi që është mbledh tek gjiri i Lalzit, i Saliut, i Lulit, i Monikës, i Ilirit i ka punët në terezi. Ata në rastin më të keq siç bëjnë gjithmonë, ku fëmijët i kanë bërë të gjithë më pashaporta të huaja dhe e kanë një atdhe të dytë. Madje e kanë falë edhe shtetësinë shqiptare” tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Megjithëse Moska është mijëra kilometra larg Vaqarrit, Erion Velija e solli kryeqytetin rus, në një kontekst tjetër.

“Dihet që janë të financuar nga Rusia, mirë që ja morën paratë por mos t’i përdorin për fishekëzjarre e Molotov por të blejnë bukë për fakirat”- tha Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...