Qytetarët të zhgënjyer me politikën: Nuk votojmë! - Bota Sot
Qytetarët të zhgënjyer me politikën: Nuk votojmë!

Shqipëria

Qytetarët të zhgënjyer me politikën: Nuk votojmë!

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 20:17
Foto

Përplasjet mes institucioneve në vend për zhvillimin ose jo të zgjedhjeve lokale kanë ndikuar drejtëpëërdrejtë edhe te qëndrimi i qytetarëve ndaj procesit zgjedhor.

Për RTV Ora pjesa më e madhe e tyre shprehen se nuk do të votojnë, duke e paralelizuar këtë proces me votimet gjatë komunizmit.

"Jo, kemi votuar 50 vjet në komunizëm."

"Absolutisht jo."

"Nuk janë për tu votuar asnjëri nga këta."

"Na kanë ngatërruar kaq tepër sa nuk e ke idenë, nuk e dimë as vetë sesi do të veprojmë. E mira do të ishte që të mos kishte pengesa për votimet, por meqë është bërë puna kështu, më mirë them të mos shkojmë fare."

"Nuk më pëlqen asnjë lloj partie."

Megjithatë disa të tjerë kanë ende dyshime, duke e parë të drejtën e votës si të drejtë themelore.

"Pse jo, është e drejta ime të votoj."

"Po nuk votuam, nuk kemi të drejtë as të ankohemi."

Por ka edhe nga ata të rinj që mendojnë se qeveria duhet të ketë të tjera prioritete.

"Problemi është se po u hiqen vizat shqiptarëve."

Përplasjet mes presidentit dhe mazhorancës i cilësojnë si interesa politike, por kërkojnë edhe zgjidhje të situatës.

"Ata shohin gjithmonë çështjen e tyre financiare, asnjëherë nuk mendojnë për popullin. Gjithmonë populli vetë ka ecur."

Mbetet ende e paqartë nëse zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor në një situatë ku palët nuk po  gjejnë gjuhën e kompromisit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...