Rama: Përgjimet për shantazh, jo për drejtësi. Tiede: Merr mësim për prokurorët e pavarur

Shqipëria

Rama: Përgjimet për shantazh, jo për drejtësi. Tiede: Merr mësim për prokurorët e pavarur

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 18:13
Edi Rama

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, i cili tha se se u bënë për shantazh, jo për drejtësi, ka reaguar gazetari Peter Tiede.

"Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24, vijon kryeministri.

Ndërkohë lidhur me këtë reagim, në një postim në Facebook, Tiede shkruan se Rama ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur dhe për këtë arsye i kërkon prokurorisë të hetojë.

Tiede thekson se meqë Rama është në Londër duhet të marrë një mësim atje për prokurororët e pavarur dhe gjykatat funksionale.

“Natyrisht, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë. Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, siç është me prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale, funksionale”, shkruan Tiede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat