Rama po padit gjermanin, ironia e Dylgjerit: S’ke paguar ende Beketin, do i japësh dhe Bild-it

Shqipëria

Rama po padit gjermanin, ironia e Dylgjerit: S’ke paguar ende Beketin, do i japësh dhe Bild-it

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 18:16
Ylli Dylgjeri

Publicisti Ylli Dylgjeri i cili njihet për ironinë therëse të tij me faktin dhe komentin, evidenton rastin e gazetarit gjerman që Rama njoftoi pak më parë se e paditi në gjykatë.

Dylgjeri ka një këshillë për z.Rama. ai i sugjeron që të bëjë kujdes se ende nuk ka paguar italianin e Agon Channel.

"Më mirë çoje në Maqellarë gazetarin e Bild-it, se e çon nē gjykatë – O Ed! Ti s’ke paguar akoma lekët e Beckettit, do me pagu edhe Bildin!".

Kryeministri Edi Rama njoftoi para pak çastesh se ka vendosur të padisë gazetarin gjerman për shkelje ligji për nxjerrje të sekretit hetimor.

"Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme", njofton z.Rama.

Më tej ai shton duke lëshuar paralajmërim të qartë: "Le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat