Protesta para hotelit ku rri Rama në Londër: O mashtrues, Ik!

Shqipëria

Protesta para hotelit ku rri Rama në Londër: O mashtrues, Ik!

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Londër ku ndodhet për një vizitë zyrtare. 

Dega e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik e mbështetur edhe nga shqiptarë që jetojnë e punojnë atje janë mbledhur fillimisht para hotelit ku qëndroi kryeministri e më pas edhe në sallën ku zhvillohej takimi ku Rama do të marrë pjesë ditën e sotme.

Në një moment kur kryeministri Rama del nga makina një person i thërret  "O mashtrues", dhe  Rama i përgjigjet me një buzëqeshje ironike.

 Shqiptarët kanë përcjellë kryeministrin me pankarta në duar dhe me thirrjet Rama ik ndërsa kryetari i PD në Londër Naim Hasani gjatë fjalës së mbajtur në protest tha se Rama duhet të largohet pasi ka vjedhur zgjedhjet dhe ka kapur drejtësinë. 

Kryeministri Rama do të jetë sot dhe nesër në Londër në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat