Zjarri në Elbasan/ Helikopter për të evakuuar banorët e bllokuar

Shqipëria

Zjarri në Elbasan/ Helikopter për të evakuuar banorët e bllokuar

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:09
Foto

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve që kanë mbetur të bllokuar në pallatin e përfshirë nga flakët në Elbasan.

Ndonëse zjarri është shuar, pallati është i mbushur me tym dhe nuk po ajroset. Kjo situatë paraqet rrezik për banorët që ndodhen brenda shtëpive, të cilët mund të shfaqin probleme nga asfiksia.

Ministria e Mbrojtjes njofton se helikopteri i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.  Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.

Zjarri përfshiu një apartament në katin e gjashtë të një pallati në lagjen ‘Dyli Haxhire Myzyri’, në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shpëtimin e të gjithë banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat