Përgjimet e Bild, Vasili: Ndërkombëtarët mbyllën sytë

Shqipëria

Përgjimet e Bild, Vasili: Ndërkombëtarët mbyllën sytë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:12
Petrit Vasili

Pas publikimit të përgjimeve të Bild një ditë më parë, ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili është shprehur se disa ndërkombëtarë mbyllën sytë ndërsa themeli i demokracisë dhe i zgjedhjeve të lira në Shqipëri po shkatërrohej.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se tani ndërkombëtarët tani ndodhen para dy alternativave, të mbështesin Ramën ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve.

Petrit Vasili: "Shqiptarët janë të vendosur që Kryeministri dhe qeveria e krimit të ikin nga zyra. Kjo është provë integriteti e madhe dhe vijë ndarëse për disa ndërkombëtare që mbyllën sytë para shkatërrimit të themelit të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këto ndërkombëtare janë para dy alternativave ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose alternativa tjetër, më e keqja e mundshme, të mbështesin këtë qeveri krimi.

Shqiptarët do jenë të bashkuar sërish në serish të premten."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat