Rama merr me vete në Londër edhe biznesmenët e njohur

Shqipëria

Rama merr me vete në Londër edhe biznesmenët e njohur

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:21
Pamje nga takimi

Prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po merr pjesë në forumin mbi Ballkanin Perëndimor, organizuar nga “Financial Times” me temë: “Mundësia e investimit në një rajon me rritje të shpejtë”.

Të pranishëm janë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Në disa foto të publikuara nga ministri për Sipërmarrjen Eduard Shalsi krahas ministres së Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga, dallohen edhe biznesmeni i njohur Zamir Mane, si edhe djali i biznesmenit tjetër, Shefqet Kastrati.

“Inkurajues forumi i organizuar nga Financial Times mbi Ballkanin Perëndimor

Folës të shquar dhe diskutime konstruktive që ofrojnë pikëpamje të vlefshme mbi ekonominë, politikën në Ballkanin Perëndimor, por edhe për mundësitë e investimeve të huaja.

Një takim informues, shumë interesant dhe me shumë mundësi për të vendosur kontakte me pjesëmarrës të nderuar dhe me interes mbi rajonin”, shkruan Shalsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat