Neritan Ceka: Kryemadhit i putha dorën me të cilën goditi Ramën me çizme

Shqipëria

Neritan Ceka: Kryemadhit i putha dorën me të cilën goditi Ramën me çizme

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:53
Neritan Ceka

Politikani Neritan Ceka thotë se i ka puthur dorën Monika Kryemadhit kur qëlloi Edi Ramën me çizme në Parlament.

I ftuar në “Provokacja”, Ceka foli edhe për raportet me Edi Ramën, duke treguar se i ka “shpëtuar” 230 milionë lekë nga një ministre bionde, të cilën tanimë e ka shkarkuar.

“Rama në takimet e tij me popullin thotë që Neritan Ceka del nga filxhani i Monika Kryemadhi. Tani e ka zvogëluar objektin nga kazani, tepsia e timoni ka dalë tek filxhani.

Unë i them që nuk kam pirë as edhe një herë kafe me Monikën, e kam takuar një herë rastësisht dhe e pyeta se me kë dorë qëlloi me çizme Ramën dhe kur ajo ma tregoi ia putha dorën”, tha Ceka në studion e “Provokacija”.

Më tej duke folur për raportet e tij me kryeministrin, Ceka tregon se si i ka shpëtuar 230 milionë lekë, ku sipas tij do ia rrëmbente një ministre, të cilën Rama e ka shkarkuar nga detyra:

“Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq. E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën. Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti. Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë. Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëmbente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj. Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë. Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim. Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e “shkrirjes” dhe i kam dhënë edhe disa këshilla”.

Duke marrë shkasë nga publikimi i përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, politikani Ceka thotë se Kryeministri Edi Rama shkoi në Dibër me një bandë për të fituar zgjedhjet. Sipas tij ai nuk kishte pse ta bënte këtë sepse nuk ishte në opozitë.

“A është e barabartë pas 30 viteve Shqipëria me Evropën? Mund ta themi që është një vend evropian? Po me këtë Shqipëri do ti hapim negociata? Kur ministri dhe Kryeministrit shkon në Peshkopi me një bandë. Mirë po ti je në pushtet, do ta kuptoja po të ishe në opozitë nga e keqja, megjithëse nuk pranohet. E mira është që të mos mbledhin rrugaçë, por ata që janë gati të vdesin për liri, jo për para. Ai shkon me një bandë. Po ky e bëri shtetin? A tha që do të bëjmë shtet? A tha që do vijmë të bëjmë shtet kur erdhi në pushtet? A ja dhënë votat? Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq. E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën. Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat