Në heshtje prej kohësh! Topalli reagon për përleshjet në Shkodër: Një demokrat i vërtetë nuk djeg shkolla

Shqipëria

Në heshtje prej kohësh! Topalli reagon për përleshjet në Shkodër: Një demokrat i vërtetë nuk djeg shkolla

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 00:13
Jozefina Topalli

Prej kohësh ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli nuk kishte bërë një deklaratë politike apo në lidhje me krizën në të cilën ndodhet vendi, por duket se përleshjet në qytetin e lindjes në Shkodër, kanë sjellë “rizgjimin” e saj.

Përmes një statusi në rrjetin social, Topalli ka dënuar aktin e përflakjes së një klasë shkolle në Shkodër, atje ku mbaheshin materialet zgjedhore.

Topalli shprehet se demokratët e vërtetë nuk hedhin molotov dhe nuk kanë frikë nga zgjedhjet, një mesazh indirekt që sulmon qëndrimin e deritanishëm të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje me kryeministrin Edi Rama.

STATUSI:

Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.
Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.
Shqiptaret duan paqe.
3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat