Mbërijnë në Shqipëri fletët e votimit, mësoni sa kushtuan

Shqipëria

Mbërijnë në Shqipëri fletët e votimit, mësoni sa kushtuan

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:02
Ilustrim

Mbërrijnë në Shqipëri 3 606 815 fletë votimi për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mësohet se fletët e votimit u prodhuan në Slloveni me një kosto prej 600 milionë lekë.

Edhe pse jemi në kushtet e një krize politike që u thellua më tej me anullimin e dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit Meta, mesa duket qeveria nuk tërhiqet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një nga mbledhjet e KQZ një nga arsyet që u parashtrua për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, ishte edhe kostoja financiare e harxhuar deri më tani për përgatitjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat