Nisma nesër në Kuvend, “Nuk do lejohen të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral”

Shqipëria

Nisma nesër në Kuvend, “Nuk do lejohen të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral”

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:10
Edi Rama

Kush kryen krim elektoral nuk do të lejohet që të dalë nga vendi për 5 deri në 10 vite.

Është kjo deklarata që bëri Kryeministri Edi Rama në një takim me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë.

Ai bëri me dije se kjo masë do të kalojë në seancën e nesërme parlamentare.

Lidhur me tensionet në KZAZ ku mbështetës të opozitës kërkojnë tërheqjen e materialeve zgjedhore, kreu i qeverisë tha se e gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi.

“Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve, shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat