Tensione të forta në KZAZ Kukës, FNSH përdor gaz lotsjellës - Bota Sot
Tensione të forta në KZAZ Kukës, FNSH përdor gaz lotsjellës

Shqipëria

Tensione të forta në KZAZ Kukës, FNSH përdor gaz lotsjellës

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:28
Tensione të forta në KZAZ Kukës

Tensionet kanë përfshirë edhe Bashkinë e Kukësit, ku protestuesit kanë tentuar të bllokojnë mbledhjen e materialeve zgjedhore.

Mbështetësit e opozitës po djegin goma para KZAZ, nr 11 të Kukësit në palestrën e gjmnazit të qytetit. Si pasojë e kësaj situate FNSH ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ndodhej para KZAZ.

Mbështetës të PD-së, policia bashkiake kërkojnë të hyjnë në KZAZ për të larguar materialet zgjedhore në mbështetje të dekretit të presidentit, ndërkohë që policia e shtetit dhe FNSH po përpiqen ti ndalojnë.

Lidhur me situatën ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi, i cili i ka kërkuar policisë të mbështesë bashkinë, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të vetëpërmbahen.

“Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve. Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar”, ka deklaruar Shehi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...