Turizmi me performancën më pozitive të treguesve në shërbim e punësim

Shqipëria

Turizmi me performancën më pozitive të treguesve në shërbim e punësim

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:13
Ilustrim

Statistikat për bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve shënuan rritje pozitive në tremujorin e parë të vitit 2019.

Sipas INSTAT, sektorët kryesorë të shërbimeve shënuar rritje gjatë tre muajve të parë të vitit. Aktivitetet në fushën e hotelerisë spikatin me rritje të fortë gjatë tremujorit të parë. Rritjen më të madhe në këtë sektor i ka shënuar indeksi i të punësuarve, ku sipas të dhënave të vlerësuara nga INSTAT u regjistrua një rritje prej 22.4%, ndërsa fondi i pagave u rrit me 21.9%. Në total volumi i shitjeve shënoi një rritje prej 6.8%.

Rritje dyshifrore në indeksin e të punësuarve ka shënuar edhe sektori i restoranteve, ku të dhënat për tremujorin e parë treguan se ato u rritën me 20.6%, ndërsa pagat me 18.8%. Ndërsa volumi i shitjeve u rrit me 2.3%.

Në aktivitetet e agjencive të  udhëtimit në tremujorin e parë 2019, treguesit paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;  Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

INSTAT ka konstatuar rritje edhe në fushën e Transport, Magazinim dhe Postave.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat