Paloka: Kryen krim kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit

Shqipëria

Paloka: Kryen krim kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:29
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha sot se kryeministri Rama është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë.

“Po arrestohen qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në Fletoren Zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet”, tha Paloka duke iu referuar dekretit të Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas Palokës, qeveria po përdor mjetet represive të goditjes së qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

“Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit”, tha Paloka.

“Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 qershorin është antikushtetues dhe i paligjshëm”, tha Paloka.

“Dhuna dhe kërcënimet e paligjshme ndaj popullit nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse japin alarmin e menjëhershëm që çdo qytetar të jetë në këmbë për mbrojtjen e demokracisë, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të tyre”, përfundoi Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat