OSBE dënon me forcë sulmet ndaj KZAZ-ve në disa bashki: Nxitësit e dhunës, përgjegjësi ligjore

Shqipëria

OSBE dënon me forcë sulmet ndaj KZAZ-ve në disa bashki: Nxitësit e dhunës, përgjegjësi ligjore

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:35
OSBE

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp OSBE thekson se “të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor”.

“Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës”, nënvizon OSBE.

Gjithashtu, OSBE u bën thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore.

“Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri”, përfundon deklarata e OSBE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat