Deklarata e fortë, Çollaku: Persona me rekorde kriminale mbajnë të veshur uniformat e zeza të speciales në Mat - Bota Sot
Deklarata e fortë, Çollaku: Persona me rekorde kriminale mbajnë të veshur uniformat e zeza të speciales në Mat

Shqipëria

Deklarata e fortë, Çollaku: Persona me rekorde kriminale mbajnë të veshur uniformat e zeza të speciales në Mat

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:43
Kreshnik Çollaku

Ish-këshilltari i PD-së, në Bashkinë e Tiranës Kreshnik Çollaku në një lidhje direkte në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se në Mat,  persona me rekorde kriminale mbajnë të veshur uniformat e zeza të policisë.

Sipas Çollakut personat kanë rekorde krimianale në trafik droge dhe disa edhe në vrasje.

Pjesë nga biseda: 

Kreshnik Çollaku: Nuk ka pasur përplasje midis civilëve.  Por ka pasur një problematikë të cilën unë do doja me ndihmën tuaj, por do kërkoja ti bëja publik edhe të Prokurorisë së Rrethit të Matit. Ndërhyrja e dhunshme ka qenë nga ana e repartit të forcave speciale të FNSH-së në Mat. Militantë, qytetarë të ndryshmë të Matit më kanë bërë me dije një fakt i cili është shqetësues. Ata kanë njohur brenda njerzëve të veshur me uniforma të zeza, të mbuluara me kundra gaz dhe me kokore, kanë njohur persona me rekorde kriminale.

Dritan Hila: Ato uniforma i kanë pasur në kohën e Fatos Nanos në kohën e Berishës uniforma të zeza ka FNSH.

Kreshnik Çollaku: Puna është që brenda njerzëve të veshur me uniformat e ndërhyrjes sociale individë që nuk i përkasin policisë së shtetit, disa kanë rekorde kriminale në trafik droge dhe disa edhe në vrasje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...