Grida Duma: Ramës i janë tronditur themelet e pushtetit të tij - Bota Sot
Grida Duma: Ramës i janë tronditur themelet e pushtetit të tij

Shqipëria

Grida Duma: Ramës i janë tronditur themelet e pushtetit të tij

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:30
Grida Duma

Ish deputetja demokrate Grida Duma e quan moment kritik situatën në të cilën ndodhet vendi. 

Mbrëmjen e 19 qershorit së bashku me një grup ish deputetësh demokratë ata u mblodhën para godinës së drejtorisë së policisë së Tiranës ku ndodhet i ndaluar ish deputeti demokrat Bardh Spahia. 

Grida Duma: "Jemi në një moment shumë kritik të Shqipërisë. Çdo qytetar duhet ta kuptojë se nuk bëhet fjalë për një person me emër e mbiemër që aderon në një parti poliitke, por këdo i cili nëse i rrezikon pushtetin është i rrezikuar me jetën e vet.

Ramës i janë tronditur themelet e pushtetit të tij dhe do shikoni veprime të antiligjshme ka bërë. Që në momentin që nxjerr ministrin e Brendshëm të thotë se mund të shkrijë policinë bashkiake, dhe nuk ka kompetencë, të ndalojë shtetasve shqiptarë daljen nga Shqipëria prapë nuk ka kompetencë sepse Rama nuk është gjykatë. Jemi në një trallisje në një shfazim të pushtetit i cili është i tmerruar që mund ti ikë pushteti dhe karrigia. 

Rama duhet të kuptojë se është i detyruar të respektojë çdekretimin e datës së zgjedhjeve. Të vetmit që janë ilegjitim janë ata që duan të bëjnë zgjedhje me forcë. Në fakt ata nuk duan të bëjnë votim me forcë sepse nuk ka zgjedhje në këto kushte.

Nuk besoj që ka shqiptar që beson se 30 qershori ka legjitimet." 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...