Ambasadori Sattler flet për përgjimet dhe krizën politike: Po krijoni imazh të keq te të huajt - Bota Sot
Ambasadori Sattler flet për përgjimet dhe krizën politike: Po krijoni imazh të keq te të huajt

Shqipëria

Ambasadori Sattler flet për përgjimet dhe krizën politike: Po krijoni imazh të keq te të huajt

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:44
Johan Sattler

Ambasadori i Austrisë Johan Sattler nga Shkodra tha se Shqipëria është në një krizë më të madhe se zakonisht, ndërsa shtoi se ka ardhur koha për t’u ulur dhe për të parë se çfarë duhet rregulluar.

“Kryetarët e partive të ulen sëbashku. Djegia e shkollave nuk është aspak e këndshme”, tha ai.

Satler tha se nëse vazhdohet me këtë mënyrë imazhi i Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve do përkeqësohet: “Nëse ju vazhdoni me këto mënyra do ketë shumë ndikim edhe tek europianët e tjerë dhe pastaj është shume e vështirë të hiqet një imazh i keq nga truri i tyre”.

Ai ka folur edhe për përgjimet: “Përgjimet mund të jenë të sakta dhe nëse ka përbërje kriminale duhet të konfirmohet. Nuk e di nëse e keni ndjekur në Austri për një video që tronditi Austrinë dhe nëse ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe këtu shpresa e madhe është tek drejtësia. Vettingu është gjithashtu duke u bërë dhe duhet t’i marrim hap pas hapi dhe duhet ta nisni nga sistemi gjyqësor”.

Deklarata e plotë

I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Nuk jemi ne 1912 dhe jemi ne 2019 dhe pergjegjesia eshte totalisht e juaja. Momentet qe po jetojme jane perseritur shpesh ne 25 vitet e fundit dhe them se eshte koha te ulemi dhe t’i shohim çfare duhet rregulluar, ta shohim sistemin per ta permiresuar. Diçka duhet te ndodh sepse Shqiperia eshte ne nje krize me te madhe se zakonisht. Kriza aktuale mund t’ju jape kohe per te reflektuar per sistemin. Çdo here kur ka zgjedhje ne Shqiperi ka kriza, ne vendet e tjera zgjedhjet i zgjidhin krizat ndersa ketu eshte e kunderta. Kryetaret e partive te ulen sebashku. Djegia e shkollave eshte aspak e kendshme. Ata me mendesi demokratike nuk djegin shkolla dhe une bie dakord me zonjen Topalli dhe ju duhet te merrni nje hap prapa dhe te ballafaqoheni me keto probleme. Mendoj se duhet ta perballoni kohen e zgjedhjeve me gjakftohte dhe te ndertoni nje sistem ku parti qe nuk hyjne ne zgjedhje apo qe nuk njohin zgjedhjet te mos kete me, te gjeni nje kompromis per kete. Eshte shume e rendesishme qe sistemi te hapet dhe partite e vogla te kene edhe ato nje mundesi. Ka ardhur momenti te merreni edhe me administrimin e zgjedhjeve. Duhet te keni teknokrat 3-4 muaj perpara zgjedhjeve per te pergatitur situaten. Duhet te kete nje debat kombetar per kete dhe nuk mund t’ia lini vetem politikaneve por ju duhet te jeni aktoret kryesor dhe duhet te shihni çfare beni ju per vendin dhe jo vendi per ju. Ndryshimi ndodh vetem nese doni ju ndersa edhe nderkombetaret bashke me shqiptaret e duan kete ndryshim te situates dhe kjo pa ju eshte e veshtire te ndodh. Ka patur edhe shume anullime keto kohe per shkak te lajmeve ne media per kokteilet e molotovit, zjarret e tjera si keto. Nese ju vazhdoni me keto menyra do kete shume ndikim edhe tek europianet e tjere dhe pastaj eshte shume e veshtire te hiqet nje imazh i keq nga truri i tyre”.

“Pergjimet mund te jene te sakta dhe nese ka perberje kriminale duhet te konfirmohet. Nuk e di nese e keni ndjekur ne Austri per nje video qe tronditi Austrine dhe nese ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe ketu shpresa e madhe eshte tek drejtesia. Vettingu eshte gjithashtu duke u bere dhe duhet t’i marrim hap pas hapi dhe duhet ta nisni nga sistemi gjyqesor. Reforma ne drejtesi eshte shume e rendesisshme. Sa i perket zgjedhjeve me 30 qershor, situata mund te zhbllokohet por duhet te veprohet menjehere. Ajo qe nuk me pelqen eshte se shume politikan dhe gazetar behen violent dhe te rrezikshem dhe shpesh therrasin per katarsis te sistemit por ne menyra violente dhe keto situata mund t’ju shkurajojne dhe t’ju hedhin pas me vite por ju duhet te jeni te kujdesshem ndaj thirrjeve per dhune”.
“Ka mesazhe nga ana jone per te dyja palet, opoziten dhe qeverine. Edhe para dy ditesh pas vendimi te Komisionit te Europes per Shqiperine qe mendoj se nuk eshte kompromis i keq per te zgjidhur situaten dhe per te vendosur gjykaten kushtetuese besoj eshte nje mesazh per te gjitha palet. Besoj qe kane akoma kohe per tu bere bashke dhe duhet perdorur koha deri ne momentin e fundit per ta zgjidhur sepse eshte nxehur shume situata dhe ka patur incidente sidomos ne veri dhe nuk duhet te shkohet keshtu deri ne fund per te pare se çfare duhet te ndodh. I them te dy paleve qe te bejne hapa prapa ne kete aspekt ne menyre qe te mos kete situate me te rende. Keni polarizim ne Shqiperi. Edhe pse jetoj prej 30 vitesh ketu nuk e kuptoj ate çfare ndodh, klanet, perplasjet e tjera edhe pse jepen disa shpjegime per keto qe nuk me bindin asnjehere. Ju duhet t’i kaperceni keto. Per te zgjidhur kriza te medha duhet te kete edhe koalicione te medha dhe ju duhet te jeni me te bashkuar per te qene pjese e BE. Keni humbur shume kohe ne keto 30 vite. Eshte e lehte per te thene qe eshte faji i klases politike, eshte edhe faji juaj, pse rrini ne shtepi, pse nuk shkoni te nenshkruani nje peticion, detyroni partite te jene te hapura, mos i lini kryetaret te jene diktator, duhet te gjeni nje çeshtje te mire per te luftuar qe mund te jete ose jo politike. Duhet te beni me shume se politikanet tuaj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...