Shkon në gjykatë dosja e Arben Çukos

Shqipëria

Shkon në gjykatë dosja e Arben Çukos

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:24
Arben Çuko

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe çon në gjykatë ish drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko dhe 4 të pandehur të tjerë për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. RTV Ora siguron dokumentin.

"Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grup personash, banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, vepronin në formën e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian. 

Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike tëtë pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier."

Ne gjykate 

1. Arben Çuko (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve), akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Korrupsioni pasiv ifunksionarëve të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë", parashikuar nganeni260iKodit Penal.

2.Qerim Musha, akuzuar për veprën penale“Korrupsioni aktivifunksionarëve   të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nganeni245, 25iKodit Penal.

3.Olsi Karagjozi,person që po vuan një dënim të mëparshëm, i akuzuarpër veprën penale “Korrupsioni aktiv ifunksionarëve të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuarnganeni245, 25iKodit Penal.

4.Artur Balla, i akuzuarpër veprën penale “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve   të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nganeni245, 25 i Kodit Penal.

 5.Denis Llaftiu, iakuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve   të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nganeni245, 25 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat