Raporti për kriminalitetin/ Marku në Kuvend: Vlora me përqindjen më të lartë

Shqipëria

Raporti për kriminalitetin/ Marku në Kuvend: Vlora me përqindjen më të lartë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:14
Arta Marku

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku në seancën e sotme parlamentare ka prezantuar raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.

Ajo tha se viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët për shkak të vetting-ut.

“Shumë prokurorë kanë qenë në kontakt të vazhdueshmë me KPK-në gjatë gjithë vitit. Vettingu i domosdoshëm, por i ka bërë prokurorët të pasigurt dhe apatikë”, tha ajo.

Marku tha se janë ndjekur gjithsej rreth 48 mijë procedime penale.

“Janë mbartuar nga viti 2017 , 10919 procedime penale. Janë regjistruar 109 procedime penale nga ana e prokurorisë. Ndërsa nè 2018 janë dërguar në gjykatë 11790 çështje”, tha ajo.

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar gjykata e shkallës së parë në Tiranë.

Përqindja më e ulët e kriminalitetit në Dibër më e larta në Vlorë. Vjedhja e pasurive përbën numrin më të madh të të procedimeve penale të regjistruara, bëri me dije Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat