'Shkodra nuk nënshtrohet'/ Qytetarja: Malësori nuk përulet para krimit

Shqipëria

'Shkodra nuk nënshtrohet'/ Qytetarja: Malësori nuk përulet para krimit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:57
Shkoder, 20 qershor

Qytetarë të shumtë shkodranë po protestojnë në rrugët e qytetit. Ata shprehen se Shkodra nuk do të nënshtrohet ndaj kriminelëve.

Ata thanë se Rama do të vendosë komunizmin, por Shkodra nuk do ta lejojë këtë gjë.

“Shkodra nuk e le veten në dorën e këtij krimineli dhe gjakësori. Malësori nuk përulet përpara krimit. Rama ka bërë që të largohen të rinjtë. Arsimi është i korruptuar. Unë i them Ramës ‘ik, vetëm ik’. Ti duhet të zhdukesh. Ne duam të drejta sikundër kanë të rinjtë kudo nëpër botë. Prandaj duhet vetëm të ikësh”, tha një qytetare.

Voltana Ademi i ka bërë thirrje Policisë së Shkodrës që të mos provokojë dhe të mos hedhë helm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat