Ambasada italiane deklaratë për protestën e opozitës joparlamentare

Shqipëria

Ambasada italiane deklaratë për protestën e opozitës joparlamentare

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:01
Ambasada italiane

Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës duke i bërë thirrje qytetarëve italianë në vendin tonë të shmangin grumbullimet në vendet ku do zhvillohet protesta dhe për të pasur kujdes maksimal.

“E premte, 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 20:00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pranë Presidencës së Këshillit të Ministrave. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të përdorni kujdesin maksimal”, shkruhet në reagimin e Ambasadës italiane në Tiranë.

Reagimi vijon se, “gjithashtu duhet të theksohet se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat